LOGO KOKONOZ blu
Historiku

Xhamia e Kokonozit ose Xhamia e Pazarit tė Ri

Nga Bledar Komini

   Xhamia e Kokonozit ndodhet nė pjesėn lindore tė qendrės sė qytetit tė Tiranės. Ajo ėshtė njė xhami e bukur e tipit “xhami mėhalle” (lagje). Sot ndryshe nga mė parė quhet Xhamia e Pazarit tė Ri, pasi me prishjen e Pazarit tė Vjetėr tė Tiranės u ndėrtua pranė kėsaj xhamie Pazari i Ri.

   Xhamia e Kokonozit sė bashku me xhaminė e Tabakėve ėshtė njė ndėr xhamitė mė tė vjetra  (tė mbetura) tė qytetit tė Tiranės. Pas kėtyre dy xhamive vjen xhamia e Et’hem Beut.

Studjuesi i mirėnjohur Zija Shkodra nė librin e tij “Qyteti Shqiptar gjatė Rilindjes Kombėtare”, thotė se xhamia e Kokonozit ėshtė ndėrtuar aty nga fundi i shek. XVIII. Mirėpo ai nuk e mbėshtet me argumente kėtė gjė pėr ta bėrė sa mė tė besueshme. Ndėrsa studjuesi tjetėr i mirėnjohur Kristo Frashėri nė librin “Historia e Tiranės”, vėll. I, pasi tregon se ndėrtimi i xhamisė i pėrket fundshekullit XVIII, thotė se kjo xhami nuk ekziston mė. Nė tė vėrtetė ky pohim ėshtė i ēuditshėm pasi dihet mirė se xhamia nė 1967 u mbyll, por nuk u shemb, ajo u kthye nė magazinė duhani. Nė fillim tė viteve ‘90 ajo u rihap dhe rifilloi aktivitetin fetar. Thėnia e studjuesit Kristo Frashėri duhet ndarė nė dy pjesė; nė pjesėn e parė ku thotė se xhamia ėshtė ndėrtuar gjatė shek. XVIII dhe nė pjesėn e dytė ku thotė se xhamia tani nuk ekziston mė. Pėrsa i pėrket pjesės sė parė atė do ta shqyrtojmė mė poshtė, ndėrsa pjesa e dytė e thėnies ėshtė thjesht njė mospasje informacioni nga ana e tij pasi xhamia vazhdon tė ekzistojė edhe sot e kėsaj dite.

   Pėr herė tė parė emrin e xhamisė sė Kokonozit e ndeshim nė njė dokument tė vitit 1775 nė tė cilin pėrmendet se qirinxhiu Mustafa Kėllezi detyrohej t’i jepte 6 akēe nė ditė hatibit tė xhamisė nė fjalė, ndėrtuesi i sė cilės (xhamisė Kokonozi) kishte pak kohė qė kishte vdekur. (K. Frashėri     fq. 166) Nga ky dokument kuptojmė se ndėrtuesi ose sponsorizuesi i ndėrtimit tė xhamisė kishte vdekur nė 1775, gjė e cila na tregon se tė paktėn xhamia ishte ndėrtuar 20 vjet para vdekjes sė tij (rreth 1750-1760), ose para datės sė dokumentit 1775. Kėshtu arrijmė nė pėrfundimin se Xhamia e Kokonozit i pėrket mesit tė shek. XVIII, viteve 1750-1760, dhe jo fundit tė shekullit siē pretendon Zija Shkodra nė librin e tij. (Zija Shkodra, fq. 413, shėnimi nė futnotė ku i referohet K. Frashėrit).

   Dr. Ekrem Hakki Ayverdi nė studimin e tij mbi veprat e arkitekturės osmane nė tokat shqiptare cilėson se qyteti i Tiranės nė fillimet e tij ka qenė pjesė e kazasė sė Akēe Hisarit (Krujės). Mė vonė gjatė shekullit tė XVIII (sipas K. Frashėrit) qyteti i Tiranės del kaza mė vete me emrin Akēe Hisar – Tiran (kazaja e Krujės dhe ajo e Tiranės). Nė librin e tij Dr. E. H. Ayverdi thotė se Akēe Hisari dhe Tirana kishin gjithsej 84 xhami tė marra sė bashku, ku 16 (Akēe Hisari) dhe 68 (Tirana). Prej kėtyre 84 xhamive ai jep emrat e 20 prej tyre, ndėrsa tė tjerat qė mbeten ai i jep vetėm si numėr pasi pėr to nuk ka arritur tė mbledhė tė dhėna tė mjaftueshme. Fatkeqėsisht emri i xhamisė sė Kokonozit nuk figuron nė 20 emrat e xhamive qė ai ka dhėnė, mbase emri i xhamisė ka mbetur nė pjesėn e emrave tė pazbuluar prej tij. Tė gjitha tė dhėnat ai i ka mbledhur prej defterėve tė kazasė sė Akēe Hisarit dhe tė Tiranės, me kėta numėra: def. 181, f. 99. def. 757, f. 10. def. 757, f. 69. Megjithatė nuk pėrjashtohet mundėsia qė xhamia e Kokonozit tė jetė hedhur nė defter me emrin e ndonjėrit prej sponsorizuesve tė saj, apo tė dhuruesit tė tokės. Kėtė hamendėsi e mbėshtes nė faktin se tė vjetrit e kėsaj xhamie tregojnė se nė ndėrtimin e xhamisė Kokonozėt kanė dhėnė vetėm tokėn, ndėrsa shpenzimet e ndėrtimit tė xhamisė janė pėrballuar nga njė rreth mė i gjerė dorėdhėnėsish.

   Gjithashtu Dr. E. H. Ayverdi na jep edhe njė tė dhėnė tjetėr tė rėndėsishme, sipas sė cilės Tirana kishte pėrveē 68 xhamive edhe 47 teqe. Por kjo sado e ekzagjeruar mund tė duket, nuk duhet kuptuar sikur vetėm nė Tiranė kishte kaq teqe, nė kėtė rast flitet pėr Tiranėn dhe rrethinat e saj.   (E. H. Ayverdi, fq. 17-18).

   Nė vitin 1967 xhamia e Kokonozit u mbyll ashtu siē u mbyllėn edhe shoqet e saj nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, madje pati prej tyre qė e pėsuan edhe mė keq, duke u rrafshuar krejtėsisht edhe pse shumė prej tyre mund tė ishin kthyer nė monumente kulture duke ruajtur vlerat e tyre unikale. Ajo u kthye nė magazinė duhani dhe ashtu vazhdoi deri nė 1990, kur njė grup besimtarėsh pasi e pastruan xhaminė e rikthyen atė nė njė gjendje tė pėrshtatshme pėr tė kryer ritet fetare. Pas rihapjes xhamia ishte nė njė gjendje tė mjerueshme, muret e pikturuara me afreske pothuajse tėrėsisht ishin plasaritur dhe pritej vetėm shembja e tyre. Nė pjesėn anėsore tė kupolės suvaja e dekoruar dhe e pikturuar kishte rėnė duke krijuar njė hartė kallamishtesh qė dilnin nga ēatia. Nė 1967 xhamisė i ishte shembur edhe minarja deri nė lartėsinė e fundit tė murit anėsor tė xhamisė. Kjo gjendje e mjerueshme vazhdoi kėshtu deri nė fund tė vitit 1999, kur njė grup besimtarėsh filluan restaurimin e xhamisė. Suvaja e pikturuar e mureve, e cila ishte rrėzuar nė shumė vende, u shemb dhe muret u risuvatuan pėrsėri. Prej vitit 1999 e deri mė sot xhamia ėshtė restauruar disa herė, duke filluar nga ēatia, rindėrtimi i minares, klasat, oborri, dritaret, mihrabi e mimberi. Ndėrhyrje janė bėrė edhe nė sistemin e kanalizimeve dhe elektrifikimit. Ndėrhyrja mė e mirė ėshtė restaurimi qė i ėshtė bėrė zbukurimeve tė kupolės, tė cilat janė ruajtur nė formėn e tyre origjinale ashtu siē janė pikturuar qysh prej ndėrtimit, apo rindėrtimit tė xhamisė.

  Duke e vendosur vitin e ndėrtimit tė xhamisė nė mesin e shekullit tė XVIII, ne kemi zgjidhur vetėm njėrin problem. Njė tjetėr problem qėndron nė faktin se nė pllakatėn e vendosur nė hyrjen e portalit tė brendshėm (e cila ėshtė nė osmanisht), nė fund tė saj, majtas, jepet viti 1269 H. Kjo pllakatė ėshtė restauruar (nė 2005) prej Bledar Kominit nė konsulencė me arkitektin e Monumenteve tė Kulturės, Z. Sulejman Dashi. Viti 1269 H i vendosur nė pllakatė mund tė shėnojė vitin e ndonjė ndėrhyrje apo restaurimi qė mund t’i jetė bėrė xhamisė sė Kokonozit prej ndonjė familjeje tiranase. Shembuj tė tillė nė qytetin e Tiranės kemi disa: kėshtu xhamia e Met Fierės, e cila ka qenė nė vendin ku sot ėshtė gjimnazi Sami Frashėri, u restaurua nė mes tė shekullit XIX, 1275 H (1859) prej familjes sė Beshirajve (Sulejman Beshirit). Shembull tjetėr mund tė sjellim restaurimin qė iu bė xhamisė sė Terzive ose Esnaf Xhamisė nė shek. XIX prej familjes sė madhe tė Karapicėve, prej kėsaj xhamia mė pas u quajt xhamia e Karapicėve, duke e humbur emrin e parė. Njė restaurim i tillė iu bė nė mes tė shek. XIX edhe xhamisė sė Sulejman Pashės. Nė bazė tė kėtyre shembujve mund tė biem dakord se edhe xhamisė sė Kokonozėve mund t’i jetė bėrė njė restaurim nė vitin 1859, vit i cili ėshtė vendosur nė fund tė pllakatės tė sipėrpėrmendur. Kjo mund tė mbėshtetet nė disa thėnie tė tė vjetėrve qė falen nė kėtė xhami, tė cilėt thonė se nė fillimet e saj xhamia ka qenė ndėrtuar prej druri, por deri kur ka vazhduar kėshtu kjo gjendje e xhamisė ata nuk e dinė.

   Njė legjendė e vjetėr tiranase thotė se kur Kokonozėt deshėn tė ngrinin xhaminė ata nuk u lejuan prej pasardhėsve tė Sulejman Pashė Bargjinit tė ngrinin njė xhami tė madhe dhe tė bukur si ajo e Sulejman Pashės, pėr kėtė nė fillim xhamia u ndėrtua prej druri. Mė pas kur pasardhėsit e Sulejman Pashės u futėn nė luftėra tė njėpasnjėshme me Toptanasit e Krujės, ata i kėrkuan ndihmė ekonomike gjithė popullit tė Tiranės (po ashtu edhe Kokonozėve), nė mėnyrė qė tė gjithė tė ndihmonin nė mbrojtjen e qytetit. Nė kėmbim tė ndihmės, Kokonozėt i kėrkuan Bargjinėve leje qė xhaminė e tyre prej druri ta rindėrtonin nga fillimi me gurė dhe ta pajisnin me minare. Kėshtu nisi jeta e re e kėsaj xhamie mėhalle 250 vjeēare. Sado tė pavėrteta mund tė ketė nė kėto tregime, ajo qė mund tė jetė mė shumė se e besueshme ėshtė se xhamia e Kokonozėve vazhdon ende tė ekzistojė dhe tė mirėmbahet prej besimtarėve tė saj.

Pėrshkrim mbi xhaminė

   E veēantė e kėsaj xhamie ėshtė se kupola e saj ėshtė e mbuluar prej ēatisė, nė ndryshim prej shumė xhamive tė tjera tek tė cilat kupola ėshtė e veshur me plumb dhe luan shumė role njėherėsh si: rolin e vetė ēatisė, atė akustik, zbukurues etj.

   Mahfili i xhamisė ėshtė prej druri dhe ngrihet nė lartėsinė 3 m prej bazamentit, ai ka shėrbyer dhe vazhdon tė shėrbejė edhe sot si vendfalje pėr gratė.

   Xhamia ėshtė 10 m e gjatė, 8 m e gjerė dhe 10 m e lartė. Xhamia ėshtė e pajisur edhe me “hajat”, i cili nė tė vėrtetė nuk ėshtė hajat, por meqė xhamia ėshtė ndarė nė dy pjesė, pjesa e dytė ka luajtur rolin e hajatit. Protohajati i ka pėrmasat 5 x 8 m. Dritaret e sipėrme tė xhamisė janė nė formė katrore, ndėrsa dritaret e poshtme janė me harkata me majė tė ndėrtuara sipas stilit gotik. Ėshtė e vėshtirė qė tė gjesh xhami tė tjera nė Shqipėri ku stili gotik (nė rastin tonė ai i dritareve) tė ndėrthuret harmonishėm me bukurinė e kupolės dhe afresket e xhamisė.

   Mihrabi ėshtė i harkuar, me dalje nga jashtė, lartėsia e tij shkon deri nė tavan. Nė fund ai ėshtė i zbukuruar me disa tipare tė veēanta qė e bėjnė unikal nė Shqipėri pėr nga forma qė ai merr. Ai ngjan mė shumė si njė derė e madhe qė mbahet mbi dy shtylla. Xhamia sot ruan vetėm afresket e kupolės dhe tė tavanit, tė cilat gėzojnė njė gjendje tė mirė, ndėrsa tė gjitha afresket e tjera si ato tė mureve, janė prishur.

 

Perurimi i Xhamise se Kokonozit (Pdf)

email : info@xhamiakokonozit.com

foto historiku 1

Xhamia ne ditet e sotme

xhamia vitet 90

Xhamia ne vitin 1990

xhamia ne rindertim

Xhamia ne rindertim

Guri kokonozi

Guri i xhamisė sė Kokonozit, nė cepin poshtė majtas tregon vitin 1269 H ose 1854.

kupola

Kupola ne ditet e sotme

[Xhamia e Kokonozit (pazarit te ri)] [Fillim] [Historiku] [Vendodhja] [Shkarkime] [Lajmerime] [Festimet e Bajramit] [Mesazhet e juaja] [Aktivitete] [Mbi ne] [Home]